Deputetja e AAK-së dënon sulmin e sotëm ndaj infermierit

Aktuale

Deputetja e AAK-së dënon sulmin e sotëm ndaj infermierit

Nga: A.SH Më: 26 shtator 2020 Në ora: 20:57
Time Kadrijaj

Sot është sulmuar një infermier në vendin e tij të punës.

Për këtë ka reaguar deputetja nga AAK, Time Kardijaj duke thënë se kjo është e pa pranueshme dhe e pa tolerueshme

Postimi në Facebook:

Në kohën kur mantelbardhët po japin maksimumin per të ndihmuar popullatën në luftën kunder pandemisë duke rrezikuar edhe jetën e vet po edhe të familjarëve të vet, e ne si shoqëri qka po bëjmë që ti falënderojmë për këtë zell e përkushtim.

Sot një mantelbardhë qenka sulmuar nga një qytetar në vendin e punës në QKUK, kjo është e pa pranuar edhe e pa tolerushme.

Andaj qytetarë të nderuar, nderoni dhe respektoni stafin shëndetsorë sepse ata janë aty për ne.

Të mos harrojmë se kjo pandemi nuk kurseu as mjek e as infermierë e kjo ka qenë e dhimbshme për të gjithë.

Infermierit i dëshirojmë shërim të shpejtë, e ne shpresojmë ne vetdijësimin e popullatës që rastet e tilla mos të persëriten më !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat