Abazi: Përgjegjësia për arrestimet e Speciales bien tek ky politikan

Aktuale

Abazi: Përgjegjësia për arrestimet e Speciales bien tek ky politikan

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 21:37
Haki Abazi

Ditën e djeshme (25 shtator), Eulex bastisi zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës në Kosovë, duke arrestuar dhe kryetarin e saj Hysni Gucati dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj.

Ish-zëvendës kryeministri i Kosovës, Haki Abazi e konsideron fatkeqësi faktin që 20 vite pas përfundimit të luftës, luftëtarët e UÇK-së, po përballen me një proces i cili ishte u bë gabimisht nga politika.

Në një lidhje nga SHBA përmes Skype për ”RTV Ora”, Abazi u shpreh se kjo situatë është pasojë e një vendimi të pamençur dhe djallëzor i vitit 2015, duke krijuar një Gjykatë Speciale vetëm për shqiptarët.

Haki Abazi: ”Mendoj se është fatkeqësi që 20 vite pas përfundimit të luftës, ne shohim njerëzit të cilët kanë qenë në luftë duke u ballafaquar me një proces i cili është kryesisht pasojë e gabimeve të bëra në hapa nga njerëzit që kanë udhëhqur politikën në 20 vite. Kryesisht e udhëhequr nga presidenti Thaçi. Janë pasoja të dhimbshme dhe të dëmshme, për individët por edhe për Kosovën. Në vend se të flasim për rezultatit e 20 viteve, ne po merremi me procese ku realisht opinioni shqiptar dhe ai ndërkombëtar, është i tmerruar ,e atë se çfarë po ndodh. Kjo është pasojë e një vendimi të pamençur dhe djallëzor i vitit 2015, duke krijuar një Gjykatë Speciale vetëm për shqiptarët.”

Abazi tha se krijimi i Gjykatës Speciale është pranuar nga Kuvendi i Kosovës, ndaj dhe përgjigjen para protestuesve dhe familjarëve formës së arrestimit, duhet ta japin ata që e kanë krijuar.

Haki Abazi: ”Duke pasur parasysh se është pranuar nga Kuvendi i Kosovës Gjykata Speciale, përgjigjen para protestuesve dhe familjarëve formës së arrestimit, duhet ta japin ata që e kanë krijuar Gjykatën Speciale. Ne jemi në të gjithë rrethanat ku është Kosova sot, përfshirë edhe procesin e kësaj gjykate, jemi në një gulfatje totale, pikërisht për shkak të lojërave që ka udhëhequr politika për 20 vite, kryesisht është bërë për Thaçin. Ai në vend se të merret me këtë çështje, besoj që i i ka ikur deri tani përgjegjësisë se pse është themeluar ajo gjykatë dhe pse është pranuar. Sigurisht që frustrimi i njerëzve është i natyrshëm sepse 20 vite pas luftës kriminelët serb janë amnistuar, një pjesë e madhe e tyre është në qeverinë e Kosovës, ndërsa njerëzit që kanë luftuar janë çaku i kësaj gjykate.”

Sipas tij, faji dhe përgjegjësia bie mbi presidentin Hashim Thaçi, pasi ishte ai që në 2015 pranoi krijimin e Gjykatës Speciale.

Haki Abazi: ”Mendoj se që nga fillimi që kur Kosova është detyruar të përballet me drejtësinë ndërkombëtare, Thaçi ka krijuar skenar për të ruajtur vetëm veten e tij dhe një numër të vogël të njerëzve që kanë përfituar nga politika e 20 viteve pa shtetndërtim.  Tani në momentin kur ai mund të jetë emri i Gjykatës Speciale, duket se janë vënë në lojë duke përdorur aspektin emocional të atyre që e ndjejnë UÇK si vlerë kryesore të çlirimit dhe pavarësisë së vendit. Kjo ndarje duhet të ndodhë dhe këtë duhet ta bëjë vetë Thaçi duke lënë anash  tentimin e tuij që të shtyjë të tjerët para një procesi që e ka përgatitur vetë. Është përgjegjësia e tij.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat