Pamje të EULEX-it duke e çuar Haradinajn në aeroport, ja ku e fusin

Aktuale

Pamje të EULEX-it duke e çuar Haradinajn në aeroport, ja ku e fusin

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 21:52
Nasim Haradinaj, u ndalua nga zyrtarët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Rrugën ia prenë në qendër të Prishtinës.

Nasim Haradinaj, u ndalua nga zyrtarët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Atyre nuk pranoi t'iu dorëzohet, e u dashtë të vijnë edhe Polica e Kosovës që ai të arrestohej.

Për gati 24 orë, Nasim Haradinaj u mbajtë në zyrat e EULEX-it, në Fushë Kosovë.

Ndërsa, nën masa të rrepta të sigurisë në mesditë ai u nis për në aeroportin e Prishtinës.

Veturat e blinduara të EULEX, po shoqëroheshin edhe nga një patrullë e Policisë së Kosovës.

Ish pjesëtari i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, nuk u fut andej nga shkojnë pasagjerët e zakonshëm.

Madje, hyrja e tij nuk u bë as nga seksioni VIP.

I arrestuari i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, është futur në zonën të cilën e kontrollon KFOR-i në aeroport, dhe nga aty është nisur për në Holandë.

Ndërsa, arrestimin e tij pas dite e konfirmoi edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Nga Haga, përmes kësaj komunikate kanë sqaruar se në kuadër të tyre operon edhe një njësi policore.

Po në këtë njoftim, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përmendur edhe bashkëpunimin me policinë e Kosovës.

Nasim Haradinaj, është i arrestuari i tretë nga ky organ i ndjekjes. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat