Familja e aktivistit të vrarë zbulon pse Mustafa i hoqi vijat e kuqe ndaj PDK-së: Ja veprimi që e forcon LDK-në

Aktuale

Familja e aktivistit të vrarë zbulon pse Mustafa i hoqi vijat e kuqe ndaj PDK-së: Ja veprimi që e forcon LDK-në

Nga: P.R Më: 26 shtator 2020 Në ora: 22:38
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë sot se ka pezulluar vijat e kuqe ndaj PDK-së, vija këto që ishin vendosur para zgjedhjeve të 6 tetorit.

E këtë veprim të Mustafës e kanë komentuar edhe familja e aktivistit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri. 

Sipas tyre, ky veprim i Mustafës është një plan strategjik i qëlluar.


“Isa Mustafa si doktor "grackave" në të cilat asnjëherë deri me sot nuk ra vet, por ranë të tjerët , "pezullimin" e vijave të kuqe ndaj PDK-ë e ka bërë me një përllogaritje inteligjente dhe shumë strategjike.. Sipas matematikave të tij një PDK pa krerët e saj nuk është me PDK e SHIK-ut . Në këtë rast po i shfrytëzon aksionet Gjykatës Speciale për interesa politike ...Tani sa etike është kjo iniciativë nuk mund të vlerësojmë por si plan strategjik është i qëlluar”, shkruan familja Imeri në facebook.

Ata kanë paralajmëruar edhe fuqizimin e LDK-së në rrafshin lokal dhe atë ndërkombëtar.

“Në anën tjetër Kryeministri Hoti është  zyrtari dhe politikani i vetëm qe i ka dhënë mbështetje Gjykatës Speciale në operacionet  e ditëve të fundit që ka shënuar rezultatet e para të punës së paepur të Dhomave të Specializuara të Kosovës me Seli në Hagë. Kjo strategji e Isa Mustafes mund ta forcoje LDK-në  në rrafshin ndërkombëtar dhe në atë lokal”, shkruan familja Imeri, përcjellë “Bota sot”.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat