Kjo është arsyeja pse u ndalua muzika në kafene pas orës 21:00

Aktuale

Kjo është arsyeja pse u ndalua muzika në kafene pas orës 21:00

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 23:27
Foto ilustrim

Një orë më shumë punë, e një orë e gjysmë më pak muzikë, këto janë masat e reja të lehtësimit të orarit të gastronomisë dhe lëvizjes së qytetarëve nga orari i dëritanishëm deri në orën 22:30.

Pavarësisht që këto biznese do të punojnë deri në 23:30, ata obligohen nga ministria e shëndetësisë që në orën 21 të ndalojnë çfarëdo lloje muzike në hapësirat e tyre.

Arsyetimi i MSH-së për vendosjen e kësaj mase është ruajtja e shëndetit publik.

Mirëpo, ky vendim nuk po iu pëlqen fare përfaqësuesve të shoqatës së gastronomisë.

“Po kuptohet që ka me ndiku. Njerëzit dalin në fund të ditës me u argëtu, me pasë një ambient të ndryshëm, në qetësi. Nuk e di në këtë kohë të pandemisë po nevojitet stimulim i tregut, jo ndëshkimi i tregut në këtë rast. Jo sanksionime të ndryshme.”, ka thënë një nga pronarët e kafeneve në kryeqytet.

E nëse ky vendim dhe të tjerat nuk do të respektohen, kreu i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në në konferencë për medie të shtunën, theksoi se më nuk do të shqyrtohet vërejtje, por këto biznese do të dënohen ose mbyllen.

Këtë herë, MSH i ka liruar pjesërisht funksionimin e aktiviteteve kulturuore që janë në kuadër të Ministrisë së Kulturës dhe Komunave duke përfshirë këtu teatrot, galeritë, kinematë, bibliotekat dhe të ngjashme.

Megjithatë edhe në këtë fazë të vlerësimit të situatës epidemiologjike mbeten të mbyllura tregjet publike të automjeteve dhe kafshëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat