“S’ka vija të kuqe për PDK-në”, vjen reagimi si asnjëherë më parë i Gecit: Kjo është tradhti – ja çfarë thotë për Mustafën e Hazirin

Aktuale

“S’ka vija të kuqe për PDK-në”, vjen reagimi si asnjëherë më parë i Gecit: Kjo është tradhti – ja çfarë thotë për Mustafën e Hazirin

Nga: N. H Më: 27 shtator 2020 Në ora: 07:22
Halil Geci dhe presidenti Rugova

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, u deklarua se vijat e kuqe ndaj PDK-së u hoqën për shkak të vështirësive për të bërë zgjidhje.

Lidhur me këtë, ka reaguar ashpër edhe Halil Geci, njëri nga vëllezërit Geci nga Llausha, i cili përmes një postimi në Facebook, ka drejtuar akuza të rënda në drejtim të krerëve të LDK-së.

Ai heqjen e vijave të kuqe ndaj PDK-së e quan si tradhti. Ndërsa, thotë se e vetmja shpresë që ka mbetur në këtë parti është Vjosa Osmani.

Ja shkrimi i tij në Facebook:

Image
Halil Geci

Vijat e kuqe në mes LDK-s dhe PDK-s nuk kanë ekzistuar kurrë!

Kuqaloshi i LDK-së, dhe .... i Serbisë që erdhi me tupanë të shik-ut në krye të LDK-s, sot iu sosen rrenat ku vetë e pranoi se vijat e kuqe nuk ekzistojnë më për PDK-n.

Deri sot “bukuroshi” plak e ka rrejt gjithmonë elektoratin, kurse mua, dhe shumë si mua nuk ke mundur kurrë me na rrejt.

Sot haptas tregove qe e ke rrejt elektoratin për një dekadë rresht duke ju serviruar rrenat tua dhe sejmenëve tu thonë se kurrë me PDK-në, kurse gjithmonë e ke bërë të kundërtën, pra gjithmonë ke qen me PDK-në, ngase ti me tre kllosharët tu brenda LDK-së Luten, Agimin dhe Hakin keni mbetur peng i bizneseve dhe poshtërsive të kriminelëve dhe zhvatësve të vendit.

Ju jeni bashkuar se bashku me krimin dhe jeni bërë milioner duke plaçkitur popullin në forma të ndryshme. Keni bërë pasuri përrallore për të cilën jo fort larg do ta paguani me shpinën e juaj!

Ju o lahpera, keni pasur qysh para zgjedhjeve marrëveshje për koalicionin me PDK-n, por nga frika e humbjes së elektoratit jeni zmbrapsur për një kohë, kurse sot qenka dorëzuar përsëri o “bukuroshi”plak.

Ti o kuqaloshi i Serbisë, je hy në LDK me tupanë, dhe me tupanë ki me ikë si...!?

Tradhtitë, dhe veprimet e të zgjedhurve të Hashimit dhe të Isës tregojnë qartazi mungesën e Lidershipit, se këtu mungon shumë lidershipi, pa të cilin është rrezik që me veprimet e zuzarëve dhe tradhetarve të Kosovës, po ja vëni në krah Kosovës strajcën e lypsit,duke ja marrur pasurit natyrore, (bukën nga magjja) dhe duke ja dhuruar peshqesh pushtuesit,ku pasardhësit tonë jo fort larg do të shiten në Beograd si rrobagji të punëve fizike, e që do ta luajnë rolin e gomarit,për një copë bukë duke ua pastruar ËC e magjupve të karpateve.

Pra, kjo është politika e tradhetarve të vendit,ku mungon Lidershipi, flet tradhtia.
Kuptoni o MILET se shtëpia pa Zot edhe qeni i oborrit nuk i lehë të huajt.

Te vetmen zgjedhje dhe mbështetje elektorati i LDK i cili ka mbetur nën qiellin e hapur është Vjosa Osmani, ajo që nuk i tradhtoi idealet e Rugovës, dhe iu ndejti besnike elektoratit duke i mbajtur premtimet e dhëna.

Kurse Albinin e benën Liderin e pa kontestueshëm në dekadat e ardhshme, edhe të gjithë bëhuni bashkë merrne edhe Amerikën me Vete se Albini i vetëm ka per te ju mundur të gjithëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat