I mbijetoi masakres në Abri, sot veshur si ushtare e Kosoves nderon familjarët e vrarë

Aktuale

I mbijetoi masakres në Abri, sot veshur si ushtare e Kosoves nderon familjarët e vrarë

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 07:35
Arjeta Deliu

24 anëtarë të familjes Deliu ishin vrarë nga forcat serbe në 26 shtatorin e vitit 1998.

Ka  veshur rrobat e Ushtrisë së Kosovës.

E në krah po mbanë buqeta me  lule.

Është kjo Arjeta Deliu, që ka ardhur për ti përkujtuar anëtarët e familjes  të cilët iu vranë 22 vite më parë.

Forcat serbe kishin vrarë 24 pjesëtare të familjes Deliu ndër ta gra, fëmije e pleq.

Arjeta, në atë kohë kishte qenë tre vjeçare ndërsa duket se mabnë mend diçka nga ajo ngjarje e tmerrshme.

Ajo shtonë se dhimbja është e njejtë edhe pas 22 viteve

Hiq më lehtë dhimbjen nuk po e përjeton edhe ish pjestari i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës Imer Deliu.

Atij nga forcat serbe iu vranë 10 anëtarë të familjes së ngushtë.

Ata ishin nga 2 deri në 94 vjeç.

Madje Deliu kujton edhe një moment më nipin e tij 2 vjeçarë

E ish pjestari i UCK-së ka edhe një koment për arresitimet e fundit në vend.

22 vjetorin e kësaj masakre e ka kujtuar edhe presidenti Hashim Thaci, e lider të tjerë politik dhe institucional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat