Njeriu i afërt i Mustafës dhe Veliut “godet” VV-në: S’e përfaqëson vullnetin e përgjithshëm popullorë, ka vetëm 11.27 për qind

Aktuale

Njeriu i afërt i Mustafës dhe Veliut “godet” VV-në: S’e përfaqëson vullnetin e përgjithshëm popullorë, ka vetëm 11.27 për qind

Nga: N. H Më: 27 shtator 2020 Në ora: 10:15
Agim Veliu dhe Isa Mustafa

Njeriu i afërt i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, njëherit shef i kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk e përfaqëson vullnetin e përgjithshëm popullorë, sikurse është duke u thirrur.

Gecaj në një adresim publik për VV-në e Kurtit thotë se nëse këta të fundit donë të thirre në emrin e popullit, duhet të mësojnë leksionin bazë të demokracisë, atë të bashkëpunimit në emër dhe për interes të popullit.

Sipas tij, partia e Albin Kurtit, ka vetëm 11.27 për qind, totali i votuesve të regjistruar në Kosovë, e që është 1 milionë e 961 mijë votues, prandaj, nuk e përfaqëson popullin, por vetëm elektoratin e saj.

Ja shkrimi i tij:

Image
Bajram Gecaj

11.27 % nuk përfaqëson popullin!

Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar ka qenë 1.961,213. Nga ky trup, LVV ka marrë 221,001 vota. Kjo i bie 11.27 % të tërë trupit votues, e që marrë parasysh edhe qytetarët e moshës nën-18-vjeçare, LVV përfaqëson më pak se 10 % të vullnetit të përgjithshëm popullorë.

Prandaj, në konstelacion ekzistues të forcave politike, asnjëra parti politike nuk ka të drejtë të thirret në emrin e popullit, por vetëm të elektoratit të tyre. Nëse doni të thirreni në emrin e popullit, duhet të mësoni leksionin bazë të demokracisë, atë të bashkëpunimit në emër dhe për interes të popullit. Do të ishte mirë që organizatat ndërkombëtare të cilat merren me partitë politike t’ua mbajnë një trajnim edukues LVV-së në lidhje me zgjedhjet dhe përfaqësimin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat