Anëtari i PDK-së, i “zbulon” planin Kurtit për Specialen, jep argumentet

Aktuale

Anëtari i PDK-së, i “zbulon” planin Kurtit për Specialen, jep argumentet

Nga: M.H Më: 27 shtator 2020 Në ora: 11:49
Albin Kurti

Anëtari nga PDK-ja, Betim Gjoshi përmes një shkrimi në facebok ka shkruar në lidhje me situatën e fundit të krijuar nga Specialja në vend.

Gjoshi shprehët që Kurti dhe VV i janë gëzuar Speciales në ditën kur është votuar dhe se Kurti ka qenë rrjeshëm kundër votimit të Speciales pasiqë ai e ka ditur që do të votohet, transmeton “Bota sot”.

Anëtari tregon një kronologji të viteve që dëshmon që Kurti ka lidhje të dyshimta familjare me ish pushtetin criminal të Serbisë duke vazhduar që ka plotë argumente mbi të cilat e mbështes këtë qëndrim.

Postimi i plotë

ALBIN K. DHE VETËVENDOSJE E DUAN GJYKATËN SPECIALE

Albin K. dhe Vetëvendosje i janë gëzuar Gjykatës Speciale në ditën kur është votuar ajo.

Ai dhe pjesa më e madhe e partisë së tij e shohin Gjykatën Speciale si një mundësi për të bërë spastrime politike në Kosovë.

Më saktësisht, Albin K. dhe shumë në Vetëvendosje me lidhje të dyshimta familjare me ish pushtetin kriminal të Serbisë që sot kanë gjetë strehë në këtë parti – e shohin Gjykatën Speciale si një hakmarrje kundër këtyre njerëzve që patën guximin të çohen kundër Serbisë dhe të luftojnë për liri.

Unë kam plotë argumente mbi të cilat e mbështes këtë qëndrim. Mjafton të shohim linjën e mendimit të tij për ta kuptuar se sa i pafytyrë është sa herë që flet për këtë temë.

Viti 2015
Albin K. dhe Vetëvendosje kanë qenë rrejshëm kundër votimit të Gjykatës Speciale. Ai vetëm është shtihuar se nuk duhet të votohet kjo gjykatë sepse e ka ditur se votat për themelimin e saj do të bëhen sepse Kosova ka pasur dy mundësi – ta themelojë vetë këtë gjykatë ose këtë ta bëjë Rusia dhe Kina përmes Këshillit të Sigurimit.

Viti 2017
Albin K. nga paraburgimi në Lipjan i kishte telefonuar partisë së tij dhe e kishte urdhëruar që të mos e votonte shpërbërjen e Gjykatës Speciale ani pse grupi parlamentar i Vetëvendosjes kishte premtuar se do ta mbështesë iniciativën e disa deputetëve për ta rrëzuar këtë gjykatë.

Viti 2020
Kur u bë kryeministër gazetarët nuk ia harruan qëndrimet kundër Gjykatës Speciale dhe kur e pyetën se çka mendon për përpjekjet për zhbërjen e saj ai u përgjigj se >nuk mund të zhbëhet Gjykata Speciale përderisa është obligim kushtetues i yni<.

Mjafton të lexohet me vëmendje kjo linjë e qëndrimeve të tij për ta kuptuar se deklaratat e Albin K. janë vetëm shtihime të një urryesi të madh të UÇK-së i cili po i fërkon duartë.

#Mashtrues

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat