Mali: Në Uashington nxorëm maksimumin – Shengeni i vogël së shpejti realitet në Ballkanin perëndimor  

Aktuale

Mali: Në Uashington nxorëm maksimumin – Shengeni i vogël së shpejti realitet në Ballkanin perëndimor  

Nga: F. B. Më: 27 shtator 2020 Në ora: 12:06
Sinisha Mali

Ministri i financave Sinisha Mali ka deklaruar se “Shengeni i vogël” së shpejti do të bëhet realitet si dhe dobi kryesore e marrëveshjes së nënshkruar në Uashington është integrimi i shpejtë në tregtinë botërore dhe zhvillimin ekonomik të regjionit, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

'Kemi nxjerr maksimumin e mundshëm posaçërisht në çështjet që kanë të bëjnë me standardin jetësor të qytetarëve që jetojnë në regjion. Eksporti i regjionit është rritur  rëndësishëm në vitet e fundit, por ekonomia edhe më tutje është e dobët dhe dobët e integruar në tregtinë botërore. Prania e kapitalit amerikan në këto hapësira do ofroj ndryshime në këto aspekte” tha Mali në intervistën për ''Dnevni avaz” të Sarajevës.

Ai tha se amerikanët me vete do të sjellin edhe standarde që janë me rëndësi sa edhe investimet.

''Bie fjala projektet e Korporatës Financiare Zhvillimore Ndërkombëtare (DFC) duhet të kalojnë analiza të fuqishme ekologjike, financiare edhe sociale me qëllim të sigurimit të përmbushjes së standardeve të pranuara ndërkombëtare” tha ministri serb.

Normalizimi i raporteve ekonomike mes Prishtinës edhe Beogradit do kontribuoj në vendet e regjionit, ashtu që do të kenë rreth stabil që është me rëndësi për ekonomi tha ai.

''Shengeni i vogël mbase është pika ma e rëndësishme e marrëveshjes, me rëndësi që Prishtina pranoi të bëhet pjesë e iniciativës dhe kjo është dobi konkrete e marrëveshjes” tha Mali.

Lidhur me përparësitë që ofron iniciativa ai shtoi: ''Mund të paramendoni çka do të thotë për botën dhe tregun botëror një treg me 2o milionë banorë, ku kushtet e afarizmit janë të njëjta, ku janë mënjanuar barrierat burokratike për kalime kufitare, ku qytetarët lëvizin me letërnjoftim dhe ka qarkullim të forcës punëtore”?''.

Një treg i tillë është i dëshiruar për investitorët e ardhëm që në investime shikojnë me strategji.

''Ata duan që të mbulojnë të gjithë regjionin dhe regjionet ku ata vijnë dhe jo të vijnë dhe stacionohen vetëm në një qytet të Ballkanit. Dëshmi e kësaj është Korporata Financiare Zhvillimore Ndërkombëtare” tha ministri Mali.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat