Agim Çeku nesër intervistohet nga Specialja

Aktuale

Agim Çeku nesër intervistohet nga Specialja

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 12:57
Agim Çeku

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku, nesër do të intervistohet në Hagë në cilësinë e të dyshuarit.

Intervistimi planifikohet të nisë prej orës 09:30.

Këtë e ka bërë të ditur avokati i tij, Artan Çerkini.

Ndërkohë, vetë Çeku ia kishte konfirmuar medias, më 3 shtator se nga Specialja ishte ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

“Ftesën e kam marrë dje si i dyshuar. Udhëtoj më 28 shtator”, kishte thënë Çeku asokohe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat