Shoqata e të Drejtave të Pacientëve reagon pas therjes me thikë të infermierit në QKUK

Aktuale

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve reagon pas therjes me thikë të infermierit në QKUK

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë ka reaguar lidhur me rastin e djeshëm në QKUK, ku u ther me thikë një infermier.

Kjo shoqatë e ka cilësuar këtë sulm si akt qyqar dhe të papranueshëm, ndërsa ka kërkuar që të veprojnë organet e drejtësisë.

“Sulmi me thikë ndaj infermierit në QKUK është një akt qyqar dhe i papranueshëm! Ne e dënojmë atë dhe kërkojmë nga organet e drejtësisë që sa më parë ta vendosin drejtësinë në vend”, thuhet në komunikatën e Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve.

“Ne konsiderojmë se profesionistët dhe pacientët armik duhet të kenë sëmundjen e pacientit dhe jo njëri – tjetrin. Besimi në mes të palëve profesionist-pacient është kusht themelor për marrëdhënie të shëndoshë dhe trajtim të suksesshëm”, thuhet tutje në reagim.

Shoqata gjithashtu ka kërkuar që të pushojnë konfliktet e sulmet verbale dhe fizike ndërmjet profesionistëve shëndetësorë dhe pacientëve, duke theksuar se “Situatat konfliktuoze duhet parandaluar jo t’i trajtojmë ato pasi të kenë ndodhur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat