3 të vdekur dhe 47 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Aktuale

3 të vdekur dhe 47 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Nga: M.H Më: 27 shtator 2020 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

(E plotësuar) - IKSHPK-ja përmes një njoftimi kanë treguar që gjatë 24 orëve të fundit kanë rezoltuar 3 vdekje, 113 të shëruar dhe 47 raste me koronavirus, transmeton “Bota sot”.

Numri total i rasteve pozitive është 15.472 raste nga 65.979 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 622 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 17 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Istog 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan, Obiliq, Pejë, Podujevë, Suharekë dhe Vushtrri.

Njoftimi i plotë

113 TË SHËRUAR DHE 47 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 525 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 47 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali Ferizaj dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror, QKUK).

Numri total i rasteve pozitive është 15.472 raste nga 65.979 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 622 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 113 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.278 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.572.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 17 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Istog 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan, Obiliq, Pejë, Podujevë, Suharekë dhe Vushtrri.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Image

***

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook ka lajmëruar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 47 raste të reja me koronavirus.

“Masat anti Covid të marra nga Qeveria e Kosovës pas rekomandimeve të IKSHPK-së, dhe konsultave me ekspertë të fushës dhe Bordit këshilldhënës po vazhdojnë të japin rezultate.”

“Edhe sot, nga 525 testime sa janë bërë brenda 24 orëve, 47 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.”

“Këto rezultate dhe kjo situatë e menaxhueshme assesi nuk duhet të kthehet në pakujdesi”, ka shkruar ndër të tjera në postimin e tij Zemaj.

Qeveria e Kosovës gjatë kësaj jave ka zbutur masat anti-Covid, duke hequr kufizimin e lëvizjes.

Postimi i plotë i Armend Zemajt:

Masat anti Covid të marra nga Qeveria e Kosovës pas rekomandimeve të IKSHPK-së, dhe konsultave me ekspertë të fushës dhe Bordit këshilldhënës po vazhdojnë të japin rezultate.

Edhe sot, nga 525 testime sa janë bërë brenda 24 orëve, 47 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.

Këto rezultate dhe kjo situatë e menaxhueshme assesi nuk duhet të kthehet në pakujdesi.

Të gjithë së bashku, jemi partner në proces, të gjithë akterët duhet të marrin dhe t’i kryejnë përgjegjësitë që i ngarkon ligji në mënyrë që virusit mos t’i japim këmbë por ta minimizojmë prezencën e tij.

Shëndeti është edhe mision për të ruajtur shëndetin indivual dhe nga ai induvidual edhe atë kolektiv duhet të jetë mision i të gjithëve, andaj secili të japim maksimumin për ta luftuar virusin.

Tashmë kur edhe shtetet evropiane, kanë filluar ta largojnë Kosovën nga lista e zezë sa i përket prezencës së Covid-it, ne kemi motiv shtesë për të qenë bashkë për ta fituar betejën.

Koordinimet e mëtejme, me faktorët relevantë, vijojnë sot, neser, me baza të rregullta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat