Zemaj: Brenda 24 orëve u konfirmuan 47 raste me COVID-19

Aktuale

Zemaj: Brenda 24 orëve u konfirmuan 47 raste me COVID-19

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 14:53
Armend Zemaj

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovës janë konfirmuar edhe 47 raste të reja me COVID-19.

Kështu bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili tha se masat e reja anti-covid po vazhdojnë të japin rezultate.

“Masat anti Covid të marra nga Qeveria e Kosovës pas rekomandimeve të IKSHPK-së, dhe konsultave me ekspertë të fushës dhe Bordit këshilldhënës po vazhdojnë të japin rezultate. Edhe sot, nga 525 testime sa janë bërë brenda 24 orëve, 47 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19”, ka shkruar ndër të tjera Zemaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat