Buzhala: Qesharake, u arrestuan Gucati e Haradinaj, por askush nga Tribunali Special për dosjet

Aktuale

Buzhala: Qesharake, u arrestuan Gucati e Haradinaj, por askush nga Tribunali Special për dosjet

Nga: A.Zh Më: 27 shtator 2020 Në ora: 16:38
Berat Buzhala

Gazetari Berat Buzhala, ka reaguar pas arrestimit të krerëve të OVL-UÇK-së Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Ai e ka quajtur qesharak arrestimin e Gucatit dhe Haradinajt, pasi sipas tij, nuk është arrestuar askush në Gjykatën Speciale për dosjet që janë nxjerr nga aty.

“A mos shkoi Nasimi me i marrë në zyret e tyre”, ka pyetur Buzhala në një postim në Facebook.

Reagimi i tij i plotë:

A na lejojnë Tribunali Special me u lidhe llajv me Nasimin, prej Hagës? Arrestimi i tij është goditje e rëndë për krejt studiot televizive në vend. Duhmi me e rujtë si sytë e ballit Milaim Zekën e Gani Gecin, se mandej veç me i mshelë televizionet.

Ironinë anash, ama me u arrestu dy veta në Kosovë për publikim të dosjeve të Tribunalit Special, e mos me u arrestu kerkush në Tribunal Special që i ka nxjerrë prej atyhit, kjo është qesharake.

A mos shkoi Nasimi me i marrë në zyret e tyre?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat