Ministri Zemaj viziton infermierin në spital, i uron shërim të shpejt dhe shpreh respekt për punën e tij

Aktuale

Ministri Zemaj viziton infermierin në spital, i uron shërim të shpejt dhe shpreh respekt për punën e tij

Nga: A.SH Më: 27 shtator 2020 Në ora: 20:28
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka vizituar infermierin i cili ëshët sulmuar dje në vendin e punës.

Ai ka thënë se rasti ndaj tij është sa i dënueshëm aq i papranueshëm.

“Feimit i urova shërim të shpejt dhe shpreha respekt për punën e tij dhe të gjithë infermierët e vendit”, ka shkruar Zemaj në Facebook:

Postimi në Facebook:

Sulmi i djeshëm kundër infermierit në vendin e punës nga një pacient në QKUK, është sa i dënueshëm aq i papranueshëm. Feimit i urova shërim të shpejt dhe shpreha respekt për punën e tij dhe të gjithë infermierët e vendit.

Puna e infermierëve do çmuar e përkrahur, sepse me përgjegjësitë e veta i kontribuojnë suksesit të shëndetësisë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat