Miftaraj: Në krejt botën kur të arrestohen narko dilerë konfiskohet drogë, në Kosovë katër lopë

Aktuale

Miftaraj: Në krejt botën kur të arrestohen narko dilerë konfiskohet drogë, në Kosovë katër lopë

Nga: A.Zh Më: 27 shtator 2020 Në ora: 22:02
Aksioni i Policisë në Karaçevë

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se nga aksioni i policisë së Kosovës në Karaçevë, më së shumti kanë përfituar të burgosurit në Dubravë.

Ai ka thënë se nga aksioni u konfiskuan vetëm lopë, dhi e dele, sikur nuk ndodhë askund në botë, përcjell Bota sot.

Sipas tij, në botë kur arrestohen narko-dilerë, konfiskohet drogë e mjete financiare, e jo kafshë.

"Shkoi dëm gjithë ajo propagandë e orkestruar dhe paguar", ka shkruar ai.

Reagimi i tij në Facebook:

Nga aksioni i Karaçevës po del se më së shumti fituan të burgosurit në burgun e Dubravës.

Nga aksioni u konfiskuan vetëm lopë dhe aty këtu ndonjë dhi ose dele. Mish të freskët për të burgosurit në Dubravë.

Në krejt botën kur të arrestohen narko dilerë konfiskohet drogë, automjete dhe mjete financiare, në Kosovë konfiskohen katër lopë.

Në krejt botën kur të arrestohen për bixhoz, konfiskohen lekë, në Kosovë konfiskohen dy dele.

Në krejt botën kur të arrestohen për prostitucion konfiskohen prapë lekë, në Kosovë konfiskohen tre dhi të kuqe.

Shkoi dëm gjithë ajo propagandë e orkestruar dhe paguar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat