Vendimet e reja të Qeverisë Hoti

Aktuale

Vendimet e reja të Qeverisë Hoti

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 08:07
Qeveria Hoti

(E plotësuar) - Qeveria ndanë 60 milionë euro për subvencionimin e pagave të bizneseve

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka ndarë 60 milionë euro për subvencionimimin e pagave për bizneset aktive.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në prezantimin e këtij propozimi tha se, subvencionimi përfshinë edhe bizneset e reja të regjistruara nga fillimi i vitit deri në muajin gusht 2020.

“Sipas Programit për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe sipas vendimit të Qeverisë së datës 13 gusht, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit ndahen 60 milionë euro, ndarja behët për subvencionimin e pagave për bizneseve aktive bazuar me numrin e të punësuarve, të deklaruar në deklaratën e tatimit të muajit dhjetor 2019 që plotëson kushtet në vijim: të kenë statusin e tatimpaguesit aktiv për muajin korrik dhe të kenë të dorëzuar deklaratën tremujore”, tha Bajrami.

Sipas saj, nga ky vendim nuk do të përfitojnë ndërmarrjet publike dhe bizneset që e kanë të rregulluar tregun nga rregullatorët.

“Subvencionimi përfshin edhe për bizneset e regjistruara për periudhën janar-gusht 2020, ku në këtë rast subvencionimi bazohet në numrin e të punësuarve për muajin korrik 2020. Nga ky vendim nuk do të përfitojnë ndërmarrjet publike dhe bizneset që e kanë të rregulluar tregun nga rregullatorët”, tha ajo.

Bajrami në këtë mbledhje tha se janë ndarë edhe 7.5 milionë euro për subvencionimin e skemës pensionale.

“Ndahen 7.5 milionë euro për subvencionimin e skemës sociale për periudhën tetor-dhjetor 2020. Kjo pagesë kryhet në baza mujore me pagesën e rregullt të skemës sociale. Po ashtu, ndahen 12 milionë euro për subvencione dhe 1 milionë euro për përkrahjen e ndërmarrjeve publike”, përfundoi Bajrami.

Po ashtu, në këtë mbledhje është miratuar vendimi për dyfishimin e subvencioneve për bujqit.

Qeveria shpronëson "objektet e vjetruara" në Istog

Qeveria e Kosovës ka miratuar shqyrtimin e planit të veprimit të Ministrisë së Financave – Thesari i Kosovës për zbatimin e rekomandimeve të Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2019.

Ministrja Hykmete Bajrami, tha se ky raport përfshin disa rekomandime të cilat janë të velfshme për të gjitha organizatat buxhetore, dhe sipas saj janë 25 rekomandime.

Qeveria ka miratuar edhe propozim vendimin Preliminar për shpronësim për interes publik të objekteve të vjetruara të cilat janë nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit e të cilat gjenden në parcelat e Komunës së Istogut, të cilat preken nga realizimi i projektit “Rregullimi i Qendrës së Qytetit në Istog”, konform Planit Zhvillimor Komunal 2018 – 2016.

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi,  tha se kjo është konform planit zhvillimor komunal. “Kërkoj dhe ju rekomandoj qe ta miratoni këtë projekt-vendim”, tha ajo.

Gjithashtu qeveria e ka miratuar edhe propzom vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimi i rrugës Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë, segmenti Gojbulë – Smrekovnicë Loti I, zonat kadastrale Smrekovnicë, Dobërllukë, Bajskë, Sllatinë, Vushtrri dhe Gojbulë të Komunës së Vushtrrisë.

Ministri Kuqi ka diskutuar edhe për Shqyrimin e raportit vjetor për Gjendjen e Mjedisit në Kosovë për vititn 2018-2019. Kjo pikë ëstë miratuar nga qeveria.

Kuçi, tha se Qeveria i paraqet Kuvendit raport për gjendjen e mjedisit, i cili përmban ndikimet mjedisore për shëndetin e qytetarëve, masat e ndërmarra për mbrojtjen e mjedisit.

“Ky raport duhet të kalojë drejt Kuvendit. Pres të miratohet dhe të hapen dyert për shqyrtimin e nevojshëm në Kuvend”, tha ai.

Themelohet Zyra për asistencë për qytetarët e Kosovës Lindore

Qeveria e Kosovës ka themeluar Zyrën për ofrimin e asistencës për qytetarët e Kosovës Lindore.

Me asnjë votë kundër, kabineti i Qeverisë së Kosovës me propozim të zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj, ka miratuar propozimin për themelimin e Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Sipas Selmanajt, kjo zyrë do të jetë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Selmanaj po ashtu ka treguar se çfarë do të ofrojë kjo Zyrë për qytetarët e Luginës së Preshevës.

“Zyra themelohet me qëllim që të ofrojë mbështetje për qytetarët që jetojnë në rajonin e Luginës së Preshevës. Kryeministri emëron drejtorin e Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës që është njëkohësisht edhe këshilltar i kryeministrit dhe i përgjigjet drejtpërdrejt atij. Qeveria e Republikës së Kosovës përmes kësaj zyre, bazuar në legjislacionin në fuqi, angazhohet të ndërmarrë masa të nevojshme që të lehtësojë dhe përmirësojë jetesën e qytetarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës në fushat si në vijim, por duke mos u kufizuar vetëm në to. Në fushën e arsimit dhe kulturës do të mbështeten iniciativat të nisura më parë siç është memorandumi i bashkëpunimit në mes të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe memorandumet e tjera, financimi i ndërtimit të shkollës së muzikës, etj,. Furnizimi i rregullt me tekste të domosdoshme shkollore, furnizimi i bibliotekave me libra të nevojshëm, pranimi i studentëve nga Lugina e Preshevës në Universitetet Publike bazuar në kuotat e përcaktuara që marrin parasysh nevojat e institucioneve arsimore dhe institucioneve tjera në Luginë si dhe mbështetjen e tyre gjatë studimeve. Mbështetja e aktiviteteve kulturore dhe sportive, mbështetja e medieve lokale dhe OJQ-ve të cilat në objektivat e tyre kanë mbështetjen arsimore, kulturore dhe rinore. Në fushën e ekonomisë, mbështetje për shoqatat, bizneset nga Kosova me bizneset dhe shoqatat nga Lugina e Preshevës, mbështetje për bizneset nga Lugina për të marrë pjesë në panaire dhe organizime të tjera biznesore në Kosovë. Inicimi i bashkëpunimit ndërkufitar të komunave në Kosovë dhe ato në Luginë, përcaktimin e një kuote për qytetarët e Luginës në programin e trajnimeve për zanate të ndryshme”, ka treguar Selmanaj.

Ky propozim i Selmanajt u votua nga të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar të Kosovës. 

Qeveria e Kosovës dyfishon subvencionet për bujqit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit të saj ka miratuar vendimin për dyfishimin e subvencioneve për bujqit.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa në prezantimin e këtij propozimi ka the se, ky sektor gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 është ballafaquar me shumë sfida.

Ai shtoi se në kuadër të Planit për Rimëkëmbjen Ekonomike do të bëhet dyfishimi i subvencioneve për fermerët.

“Pandemia COVID-19 ka paraqitur mjaftë sfida edhe për sektorin e bujqësisë. Këto sfida filluar me të vjelat dhe të mbjellat, ku në mungesë të tregjeve të gjelbëra ka vazhduar me mungesë të shitjes së produkteve bujqësore gjatë tërë vitit. Sipas Planit për Rimëkëmbjen Ekonomike kemi paraparë dyfishimin e subvencioneve për vitin 2020, krahasuar me normat e viti 2019, duke rritur substancialisht fondet për të investuar edhe më shumë në bujqësi. Sivjet do të paguajmë dyfish për kulturat e parapara në Programin e Pagesave Direkte për vitin 2020”, tha Mustafa.

***

Hoti me mëngjes thërret në mbledhje ministrat

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës me fillim prej orës 08:30.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, ka njoftuar se sot me ftesë të kreut të ekzekutivit, Avdullah Hoti, do të mbahet mbledhja e Qeverisë.

Në njoftim nuk është bërë e ditur asnjë pikë e rendit të ditës, përveçse kjo mbledhje pritet të fillojë në ora 08:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat