Muja: Ja kur filluan përqafimet e liderëve të Kosovës me ministrin e Millosheviqit

Aktuale

Muja: Ja kur filluan përqafimet e liderëve të Kosovës me ministrin e Millosheviqit

Nga: A.Zh Më: 28 shtator 2020 Në ora: 09:14
Armend Muja

Edhe analisti i çështjeve politike Armend Muja, ka reaguar pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump se ka “ndalur vrasjet masive” mes Kosovës dhe Serbisë.

Trump në një tubim fushatë në Karolinën Veriore, ka thënë se ka shpëtuar shumë jetë dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes, liderët serbë dhe të Kosovës janë përqafuar.

E sipas Mujës, liderët e Kosovës, përqafimet me ministrin e Millosheviqit, i kanë filluar edhe më herët, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij në Facebook:

Trump: ‘Kosova dhe Serbia po vriteshin qe një kohë të gjatë. Kanë shumë dallime, edhe fetare. Shpëtova shumë jetë. Liderët e tyre përqafoheshin, ishte e bukur ta shihje’.

E vetmja gjë e vërtetë këtu, por jo e re, është që liderët e Kosovës janë përqafuar me Vuçiqin.

Përqafimet me Ministrin e Milosheviqit i kanë filluar edhe para Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat