Hoti flet sërish për emrin e Liqenit të Ujmanit: Na është kërkuar që të quhet Liqeni Trump

Aktuale

Hoti flet sërish për emrin e Liqenit të Ujmanit: Na është kërkuar që të quhet Liqeni Trump

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 10:14
Avdullah Hoti

Çështja e diskutuar në lidhje me emërimin e liqenit të Ujmanit  si “Liqeni Trump”, sipas kryeministrit Avdullah Hoti ka një përgjigje.

Ai para gazetarëve ka thënë se si në Shtëpinë e Bardhë ashtu edhe në takimet në Kosovës nga ambasadori Richard Grenell, iu është kërkuar që në shenjë respekti për kontributin dhe angazhimin e tij në zgjidhje e situatës në mes të Kosovës dhe Serbisë, ky liqen të marrë emrin e presidentit amerikan.

“Emri i liqenit ka qenë kërkesë edhe në Shtëpinë e Bardhë edhe në takimet që kemi pasur këtu, që në shenjë respekti për angazhimin e drejtpërdrejtë të presidentin amerikan, që të emërohet si liqeni Trump. Kaq”, tha Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat