Behramaj:Deputetët nuk janë të interesuar ta mbrojnë luftën e UÇK-së

Aktuale

Behramaj:Deputetët nuk janë të interesuar ta mbrojnë luftën e UÇK-së

Nga: A.Z Më: 28 shtator 2020 Në ora: 10:36
Adil Behramaj

Këshilltari politik i presidentit të Kosovës, Adil Behramaj, ka reaguar për mos mbrojtën e luftës UÇK-së, përcjell "Bota sot".

Në postimin e fundit të tij në Facebook, ai ka thënë se asnjë nga deputetët nuk janë të interesuar që ta mbrojnë luftën e UÇK-së, madje nuk janë të interesuar as të miratojnë një ligj që i mbron vlerat e luftës sepse ata po interesohen vetëm të përfitojnë politikisht.

Postimi i plotë:

Kuvendi i Kosovës i ka 120 deputetë. Prej tyre, 100 janë deputetë shqiptarë. As 61 prej deputetëve shqiptarë nuk janë të interesuar që ta mbrojnë luftën e UÇK-së. Nuk janë të interesuar as të koordinohen dhe miratojnë një ligj që i mbron vlerat e luftës. Ndërsa, në anën tjetër, interesohen vetëm të përfitojnë politikisht dhe fshehurazi u gëzohen eliminimeve politike dhe ndëshkimit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat