Pyetet për Asociacionin, ja si përgjigjet Hoti

Aktuale

Pyetet për Asociacionin, ja si përgjigjet Hoti

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 10:40
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Kryeministri Avdullah Hoti menjëherë pas mbledhjes së Qeverisë ka dalë me një konferenvë për shtyp duke njoftuar gjithë opinionin për vendimet e marra në këtë mbledhje dhe jo vetëm.

Hoti u pyet rreth shtyrjes së takimit të sotëm në Bruksel dhe hapjes së temës për Asociacionin e Komunave Serbe.

Hoti në përgjigjen e tij tha se kjo temë është mbyllur në 2013 dhe nuk ka se çfarë të flitet më shumë.

“Ne kemi treguar konstruktivitet karshi këtij procesi. Sa për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ajo temë nuk hapet më sepse është mbyllur me marrëveshjen e vitit 2013”, ka thënë Hoti në konferencë pas mbledhjes së sotme të Qeverisë.

“Asociacioni i tillë nuk diskutohet. Ka tema të tjera”.

“Unë do të kujdesem që procesi i dialogut të shkojë përpara. Nëse nuk shkon përpara do të jetë për shkak të Qeverisë së Serbisë që nuk është e gatshme që të shkojë drejt marrëveshjes përfundimtare”.

Sot Hoti ka pasur që të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, por që takimi është shtyrë.

Sipas të Dërguarit të BE-së për këtë proces, Miroslav Lajccak, arsye për këtë ka qenë situata me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat