Albin Kurtit i vie një padi nga PDK-ja

Aktuale

Albin Kurtit i vie një padi nga PDK-ja

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 11:24
Albin Kurti

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka paralajmëruar padi ndaj kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Gjoshi ka thënë se Albin Kurti do të përballet në Gjykatë për shpifje, teksa flet për babain e tij, të cilin thotë se e njohin të gjithë Drenica.

“Babën tim e njohin të gjithë Drenica. Që nga vitet 80-ta ka qenë pjesë e lëvizjeve kombëtare dhe më pastaj një nga drejtuesit e UÇK-së që nga dita e parë. Albin K. nuk mund të fshihet pas degëve, të cilat për shpifjet që bëjnë do të ballafaqohemi në gjykatë. Kryetarit të Vetëvendosjes i paska djegur deklarata ime e djeshme dhe menjëherë paska aktivizuar shpifësit”, ka shkruar ai.

“Albin K. nuk mund ta mbrojë UÇK-në me Shkelzen Gashin, Haki Abazin dhe as me Erzen Vraniqin. Në Drenicë janë peshuar me votë edhe baba im edhe dega e Albin K. Vetëm ai është votuar 2-3 herë më shumë se e gjithë partia e tij”, ka thënë Gjoshi.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, ka thënë dje se Albin Kurti dhe Vetëvendosje janë ata që e duan Gjykatën Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat