Ky është dënimi për pronarin e kazinosë në Karaçevë

Aktuale

Ky është dënimi për pronarin e kazinosë në Karaçevë

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 11:45
Ky është dënimi për pronarin e kazinosë në Karaçevë

Gjykata Themelore e Gjilanit, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin, D.H., pronar të kazinosë në Karaçevë.

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit D. H.

Sipas njoftimit të gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se prej muajit shtator 2019 e deri me datë 18 shtator 2020, në lokalin “Automate Club”, e cila ndodhej në zonën kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, përkatësisht në fshatin Karaçevë e Poshtme të Komunës së Kamenicës, i pandehuri, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror e në kundërshtim me Ligjin e lojërave të fatit 06/L-155, në mënyrë  të kundërligjshme ka organizuar lojërat e fatit, ashtu që ekzistojnë rrethana të mjaftueshme për të treguar se nëse i pandehuri gjendet në liri, i njëjti do ta përsërisë veprën penale apo mund të kryejë ndonjë vepër tjetër penale.

“Me këto veprime të pandehurit dyshohet të ketë kryer veprën penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, ndërsa masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat