Zëdhënësi i VV-së pyet Hotin: A mund ta demantojë ose konfirmojë që është përqafuar me Vuçiqin?

Aktuale

Zëdhënësi i VV-së pyet Hotin: A mund ta demantojë ose konfirmojë që është përqafuar me Vuçiqin?

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 12:08
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, i është drejtuar me një pyetje publike kreut të Qeverisë, Avdullah Hoti, pas deklaratës së Presidentit Trump që krerët e Kosovës dhe Serbisë ishin përqafuar në Zyrën Ovale.

“Pyetje publike për z. Hoti: A mund ta demantojë apo konfirmojë se ai dhe Vuçiq janë përqafuar në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë me rastin e nënshkrimit të zotimeve të 4 shtatorit?”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Kujtojmë se dje Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, gjatë një tubimi elektoral ka thënë se se krerët e Kosovës dhe Serbisë pas arritjes së marrëveshjes ishin përqafuar në Zyrën Ovale dhe se ishte një gjë e bukur për ta parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat