Arrestimet nga Specialja, Bekim Jashari: Lojëra të organizuara nga njerëz të vendit tim

Aktuale

Arrestimet nga Specialja, Bekim Jashari: Lojëra të organizuara nga njerëz të vendit tim

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 12:14
Bekim Jashari, kryetar i komunës së Skënderajt

Bekim Jashari, kryetar i komunës së Skënderajt tha se arrestimet e të premtes në Prishtinë ishin një ‘spektakël’ i shëmtuar.

Ai e konsideroi një pikëpyetje të madhe se pse po ndodh e gjithë kjo ama shfaqi bindjen se ky është një plan i përgatitur në teori dhe tani po vihet edhe në praktikë duke vënë në dukje se Organizata e Veteranëve të UÇK-së është keqpërdorur. Në fjalën e tij nipi i ish-komandantit legjendar Adem Jasharit, tha se këto janë lojëra të ndyta nga njerëz të vendit  në bashkëpunim me vendet e tjera.

 “Për mua më lehtë do ishte të ndodhte ai ‘spektakël’ ndoshta edhe në presidencë, edhe në kryeministri, edhe në parlament të Kosovës sesa në Organizatën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”,- tha Bekim Jashari teksa nënvizoi se me arrestimin e Gucatit është cenuar direkt trashëgimia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ajo falë së cilës sot Kosova gëzon lirinë.

Fajin për këtë planifikim z. Jashari ua lë liderëve politikë që sipas tij kanë bashkëpunuar me vendet e tjera. Ai tregoi se për të mbrojtur veten e tyre politikanët po cenojnë  veteranët.

“Kush i solli ato dosje tre herë radhazi? I solli një dorë e fortë, një dorë që ka pushtet, qoftë në Kosovë, qoftë jashtë Kosovës dhe asnjë njeri deri më sot nuk dëgjova që u arrestua nga Gjykata Speciale, qoftë në Hagë e kudoqoftë nga ajo zyrë ku u vodhën ato dokumente, qofshin kofidenciale apo jo. Edhe vjen dhe arreston në mënyrë spektakolare pa pasur aspak nevojë të bësh diçka të tillë, njerëz që ti ja ke lënë ato dokumente te dera. E ti nuk e arreston asnjë njeri që ka qenë përgjegjës t’i ruajë ato dokumente”,- u shpreh  Jashari i revoltuar.

Së fundmi ai bëri edhe thirrje për unitet mes shqiptarëve duke theksuar se përçarja nuk mund të na çojë gjëkundi tjetër veçse në humnerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat