Katër ekspertë të jashtëm do të jenë pjesë e hetimit për privatizimin në Kosovë

Aktuale

Katër ekspertë të jashtëm do të jenë pjesë e hetimit për privatizimin në Kosovë

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 12:23
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë

Katër ekspertë të jashtëm  janë propozuar nga komisioni Hetimor Parlamentar që të jenë pjesë e hetimit lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

Në mbledhjen e Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, të mbajtur të hënën nuk janë bërë publik emrat e tyre, por paraprakisht ka pasur diskutime dhe mospajtime në ndërmjet anëtarëve të komisionit për disa propozime.

Doruntinë Maloku, nga LDK, kërkoi që pjesë e këtyre ekspertëve të jetë edhe një kandidatë i propozuar nga ajo.

Deputeti i VV-së, Hekuran Murati, tha se propozimi i Malokut është ardhur me vonesë.

“Kandidati që ka qenë nga zonja Maloku, ka ardhur në ditën kur është paraparë të votohen ekspertet. Nëse e keni seriozisht ne mund të shkojmë përpara dhe t’i votojmë emrat që janë në këtë listë. Ka pasur emra që kanë hezituar të hyjnë në këtë komision ndoshta edhe për shkak të punës që ka ky komision por edhe të pagës që ofron kjo punë.

Maloku në replikën e saj tha se nuk mund të votohen katër kandidatë, vetëm për vullnetin e dy anëtarëve.

“Ne jemi harmonizuar që t’i thërrasim tre ekspertë dhe jo katër. Sot mund ti votojmë vetëm për 3 ekspertë dhe jo për katër sepse nuk mundemi që t’i votojmë katër vetem pse janë pro dy anëtarë e tjerë jo”, tha ajo.

Kryetari i këtij komisioni, Hajrulla Çeku, tha se anëtarët tjerë po kanë tendencë që ta zvarritin procesin e privatizimit në Kosovë.

Ndërsa, Maloku tha se nuk është kundër të propozuarave të tjerë, pro që dëshiron që të votohet edhe kandidati i saj.

“Kemi mundur   me i pas 100 propozime dhe nuk jam kundër kandidatëve që i keni propozuar, por jam edhe pro që ta fus edhe kandidatkn tim. E kuptoj që nuk e kemi edhe shumicën”, tha Maloku.

Anëtarët e komisionit kanë vendosur që mbledhja e radhës të mbahet me 12 tetor kur do të ftohet mbledhja e parë për intervistim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat