Mediat në këtë shtet të BE-së si serbët: Kosovës i referohen me termin “Kosova dhe Metohija”

Aktuale

Mediat në këtë shtet të BE-së si serbët: Kosovës i referohen me termin “Kosova dhe Metohija”

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Përgjatë viteve radhazi politikanë e media të ndryshme serbe Kosovës i janë referuar si “Metohija” dhe kjo vazhdon edhe sot. Por siç duket, jo vetëm në Serbi po e përdorin këtë term, pasi që i njëjti, është parë edhe në artikullin e një prej mediave më të njohura në Rumani.

“Kosova dhe Metohija shënon 47 raste të reja me koronavirus”, është titulli i një artikulli në mediumin “Rador”.

“Rador” njëherit është agjencia më e madhe e lajmeve në Rumani, shtet ky që nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës, e që siç duket, po i referohet njëjtë si Serbia, shteti fqinj i cili ka kryer gjenocid tek shqiptarët.

Image

Kjo mund të shihet edhe në pamjet më poshtë, ku kjo agjenci ka raportuar për rastet e reja me koronavirus në vend.

Vlen të theksohet se rreth dy muaj më parë nga Rumania u deklaruan rreth mundësive për njohjen e Kosovës, e që thanë se sa i përket kësaj çështje, nuk ka ndryshim të pozicioneve.

“Pozicioni i Rumanisë është një parim, që rrjedh nga një konsensus i përgjithshëm politik dhe i bazuar në respektimin e ligjit ndërkombëtar. Aktualisht, asnjë ndryshim në këtë pozicion nuk po merret në konsideratë. Rumania do të mbështesë vetëm një zgjidhje për çështjen e statusit të Kosovës, nëse bazohet në marrëveshjen e të dy palëve të përfshira, kontribuon në stabilitetin rajonal dhe është në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, është thënë nga MPJ e këtij vendi.

Ndërkaq, sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Rumania ka shprehur se e mbështet këtë proces, si të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Kujtojmë se Rumania është një nga pesë vendet e BE’së që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, bashkë me Qipronë, Greqinë, Sllovakinë dhe Spanjën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat