​Avokati i ri i Popullit: Do të mbrojë dhe avancojë të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë

Aktuale

​Avokati i ri i Popullit: Do të mbrojë dhe avancojë të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 14:32
Naim Qelaj

Avokati i sapo zgjedhur i Popullit, Naim Qelaj në betimin e tij para deputetëve të Kosovës premtoi se do të punojë në mënyrë të pavarur dhe paanshme për të avancuar të drejtat dhe liritë e njeriut në vend.

Qelaj tha se do të angazhohet për respektim në tërësi të parimeve kushtetuese.

Qelaj: Do të mbrojë dhe avancojë të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë

“Unë betohem dhe premtoj solemnisht se do të kryej me besnikëri dhe në mënyrë të pavarur dhe paanshme detyrat dhe funksionet e që më janë besuar nga Kushtetuta dhe me ligj. Do të mbrojë dhe avancojë të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë...do t’i respektoj në tërësi parimet dhe atë që është përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës si detyrë e Avokatit të Popullit”, tha ai.

Qelaj në seancën e sotme mori votat e 69 deputetëve, derisa do të ketë mandat pesë vjeçar në krye të këtij institucioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat