Alarmon ish-agjenti i SHIK-ut: Ja skenari që po e përgatitë Serbia kundër Kosovës

Aktuale

Alarmon ish-agjenti i SHIK-ut: Ja skenari që po e përgatitë Serbia kundër Kosovës

Nga: N.Sh Më: 28 shtator 2020 Në ora: 14:55
Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çliritmare të Kosovës, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka paralajmëruar për një skenar të rrezishëm që po e përgatit Serbia kundër Kosovës.

Mfitari përmes një postimi në Facebook, shkruan se, Seria po e përgatit skenarin e ngjashëm sikurse në vitin 2004.

Sipas Miftarit, ky skenarë i Serbisë ka për qëllim ndarjen e Kosovës.

Ai shton se, kjo celulë terroriste që po përgatiten në Serbi dhe ka për qëllim të përsëris aktin e vitit 2004, disa prej tyre janë arrestuar para disa dite në Kosovë.

Ai kërkon nga organet e sigurisë të jenë të vëmendshëm  dhe të përgatitura.

Postimi i plotë:

Serish vjen Marsi por jo marsi i jonë.!

Në teren Serbia po përgatit skenarë të ngjashëm provokimesh sikurse marsi 2004 në lidhje edhe me disa politikan e me disa patriotë tanë, qëllimi i krejt kësaj është ndarja definitive e Kosovës që nuk do ishte fare problem për bashkësinë ndërkombëtare e cila menjëherë do të pranonte një BKS me fuqi të plot ekzekutive dhe autonome..!

Një celulë e tillë terroriste Serbe që përgatitej për akte të tille diverzive sikurse në marsin 2004 ishte kapur arrestuar nga policia e Kosovës para disa ditëve, organet e sigurisë tonë pa dallim të interesave momental, partiake apo politike duhet të jenë të vëmendshëm të jenë të para përgatitura.!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat