Avokati i Mustafës: Klienti im nuk e ka parë versionin e paredaktuar të aktakuzës

Aktuale

Avokati i Mustafës: Klienti im nuk e ka parë versionin e paredaktuar të aktakuzës

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 16:27
Avokati i Salih Mustafa

Ish-shefi i Inteligjencës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Salih Mustafa, i njohur gjatë luftës si komandant Cali, është paraqitur sot në sallën e gjyqit në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Avokati mbrojtës i Mustafës para Gjykatësit të Procedurës Paraprake ka thënë se klienti i tij deri më tani nuk e ka parë aktakuzën e ngritur ndaj tij, duke thënë se është i informuar vetëm për versionin e redaktuar ku janë të fshehura disa informacione.“Klienti im ka marrë vetëm versionin e redaktuar të aktakuzës, nuk e di pse janë redaktuar apo kush është përmendur në versionin e redaktuar. Kur të jetë i disponueshëm na duhet. Sigurisht të gjitha këto janë shumë të reja për klientin tim, do të i duhet një far kohe për t’u përshtatur”, ka thënë avokati mbrojtës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat