Shala: Ja si të përballemi me stuhinë e Gjykatës Speciale, çdo argument tjetër është kukuvatje

Aktuale

Shala: Ja si të përballemi me stuhinë e Gjykatës Speciale, çdo argument tjetër është kukuvatje

Nga: N.Sh Më: 28 shtator 2020 Në ora: 16:37
Gjykata Speciale

Analisti politik, Krenar Shala, përmes një postimi në Facebook, tregon se si mund të përballemi me Gjykatën Speciale.

Sipas tij, për t’u përballë me Specialen duhet me rrit presionin tek bashkësia ndërkombëtare për t’i gjykuar krimet që shteti serb i ka bë në Kosovë.

Ai thotë se, mbi 2 mijë kriminelë shëtitin lirshëm në Serbi.

Madje, sipas tij, një komandant serb i cili u dënua për krime kundër njerëzimit në Hagë, regjimi i Vuçiqit e bëri shef të Akademisë Ushtarake në Serbi.

Ai shton se secili argument tjetër kundër Speciales është kukuvatje.

Postimi i plotë:

Mënyra ma e mirë për mu përballë me stuhinë e Gjykatës Speciale osht me e rritë presionin tek bashkësia ndërkombëtare që me u gjyku krimet që i ka bo shteti serb në Kosovë. 2000 kriminela shetiten lirshëm në Beograd. Madje ni komandant serb i cili u denu në Hagë për krime kundër njerëzimit, regjimi i Vuçiqit e boni shef të Akademisë Ushtarake në Beograd.

Çdo argument tjetër kundër kësaj gjykate osht kukuvatje. Me fjalë të tjera, nuk na bon mirë. Nuk bon me dalë kundër drejtësisë, se e dobson veten edhe veq humbë kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat