Anëtari i PDK-së "kërcënon" deputetët e Partisë Demokratike pasi nuk e votuan Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Aktuale

Anëtari i PDK-së "kërcënon" deputetët e Partisë Demokratike pasi nuk e votuan Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Nga: A.Morina Më: 28 shtator 2020 Në ora: 17:26
Kuvendi

Sot, për herë të katërt me radhë, ka dështuar miratimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Kjo pasi, vetëm 48 deputetë kanë marrë pjesë në votim, duke mos patur koorum për kalimin e këtij ligji.

Në mes atyre që kundërshtuan votimin e këtij ligji ishin edhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës. E për këtë, reagoi Fadil Nura, Sekretari i Degës së PDK-së në Skenderaj, duke i bërë thirrje deputetëve të kësaj partia ta votojnë Ligjin për Rimëkëmbje.

Nura  në një mënyrë "kërcënoi" PDK-në me humbje të elektorati votues, me votën e tyre kundër këtij ligji.

"Mos perkrahja e Ligjit për Rimkëmbjen Ekonomike nga PDK- ja( sa do i keq dhe i mangët që është) marrë parasyshë situaten dhe gjëndjen në të cilen ndodhemi më pandeminë Covid-19 dhe proceset në të cilat po kalon Kosova, paraqet shmangie nga keto principe, dhe çdo shmangie nga principet dhe parimet mbi bazen e të cilave është ndertuar besimi qytetar, apriori rrezikohet shëmbja e këtij besimi", u shpreh Nura,përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Partia Demokratike e Kosovës tradicionalisht është shquar që nē qfardo rrethane dhe pozicioni politik, më pergjegjësi dhe guxim ka artikuluar vendim- marrjen e pakompromis në raport më interesin qytetar.

Këtë atribut PDK- ja duhet t’a zhvilloj dhe kultivojë si princip themelor mbi bazen e të cilës i senderton veprimet e saja politike dhe asnjëherë për asnjë qmim nuk duhet lejuar të devijohet nga një orientim i tillë!

Mos perkrahja e Ligjit për Rimkëmbjen Ekonomike nga PDK- ja( sa do i keq dhe i mangët që është) marrë parasyshë situaten dhe gjëndjen në të cilen ndodhemi më pandeminë Covid-19 dhe proceset në të cilat po kalon Kosova, paraqet shmangie nga keto principe, dhe çdo shmangie nga principet dhe parimet mbi bazen e të cilave është ndertuar besimi qytetar, apriori rrezikohet shëmbja e këtij besimi.!

Sipas vlersimit tim të bazuar edhe në opinonin e votuesve të PDK- së për këtë çështje, PDK- ja do të duhej t’a përkrahte këtë ligj, duke artikuluar dhe arsyetuar në plotni para opinionit publik së PDK - ja edhe nga opozita përkrah interesin qytetarë sa do që ky interes më këtë ligj është i manget dhe jo adekuat, e mund të ishte më i plotë, më i drejt dhe më gjithë përfshirës.

Andaj të kemi parasysh e mos të harrojmë pjesa dermuese e qytetareve vijnë nga shtresa të mesme dhe të varfera që në keto momente kanë nevojë për qfardo përkrahje!

Me keqardhje e thëm dhe kam përshtypjen së politiken vendim- marrëse, brenda grupit parlamentar dhe organeve partiake po e determinojnë njerëz të cilët që nga zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar nuk kanë zbritur shkallët për të elektorati!

Partia Demokratike e Kosovës duhet të merr përgjegjësit (edhe atëher kur ato i takojnë tjetër kujt ) dhe të rideshmoj së ajo është e pakompromis dhe mbetët prijetare kur është në pyetje realizimi i të mirës qytetare!

Autori është antar i KD-së, të PDK -së,- Qender dhe sekretar i degës në Skenderaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat