Klinaku zbulon çka ju tha zyrtarëve të EULEX’it: Në kompjuter të Nasim Haradinajt gjeni vetëm...

Aktuale

Klinaku zbulon çka ju tha zyrtarëve të EULEX’it: Në kompjuter të Nasim Haradinajt gjeni vetëm...

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 17:45
Klinaku

Sekretari i OVL-UÇK’së, Faton Klinaku ka folur lidhur me aksionin e EULEX’it në zyrat e veteranëve.

Ai ka thënë se nuk ju kanë bërë thirrje qytetarëve që të protestojnë para selisë së veteranëve në momentin kur po bastiseshin zyrat.

“Ne nuk i kemi bërë thirrje, kanë ardhë vetë veteranët, se janë shqetësuar se cka po ndodhë aty . Kam paraqitur shumë vërejtje aty, në ato proces verbale të cilat i kanë dërgu në Hagë, edhe gojarisht ju thashë përgjegjëses së tyre, mos të futen në zyrë se dyshojmë që ju mund të na leni ndonjë dokument, dhe mund të na montoni diçka të prekni diçka. Në fund kur është kryer kontrolla kemi nënshkruar në një dokument se çfarë kanë marrë ata sepse unë i kam përcjellë gjatë gjithë kohë”, ka thënë ai, derisa ka treguar edhe cka kanë marrë nga zyrat atë ditë pas operacionit.

“Kanë marrë dy shtëpiza të kompjuterit, së pari sallën lartë e kanë kontrolluar tek konferenca për media, ato io kanë pa që janë aplikacione për kartela, pastaj në zyrën e kryetari, një kërkesë për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, e morën, dhe i thash ne jemi kundër juve natë e ditë deri sa të merret vendim në Kuvend, pastaj te Nasim Haradinaj në zyrë, kanë marrë shtëpizën, i thashë aty do të gjeni vetëm këngë patriotike. Pastaj tek Migjen Shala kanë vazhduar , por s’kanë marrë asgjë. Pastaj në zyrën time, në dhomën 4, dosjet dhe aplikacionet e veteranëve të luftës, vetëm nja dy i kanë shikuar dhe nuk i kanë kontrolluar. Pastaj kanë fillu tek zyrat tjera, tek një punëtor tek unë, e kanë marrë shtëpizën e kompjuterit dhe një pajisje USB që e kemi pas shumë më herët, aty i kemi ruajte kartelat e veteranëve, pastaj kanë marrë edhe një pajisje fotokopjuese që është jashtë funksionit dhe kanë marrë pajisjen e kamerave që ka xhiru që tregon xhirimet deri në një muaj. Prej dokumenteve s’kanë marrë asgjë”, ka thënë Klinaku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat