Flet njeriu i afërt i Ramush Haradinajt pas arrestimeve të Gucatit dhe Haradinajt – ja pyetja njëmiliondollarëshe

Aktuale

Flet njeriu i afërt i Ramush Haradinajt pas arrestimeve të Gucatit dhe Haradinajt – ja pyetja njëmiliondollarëshe

Nga: N. H Më: 28 shtator 2020 Në ora: 18:58
Ramush Haradinaj

Njeriu i afërt i Ramush Haradinajt, njëherit nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj ka thënë se është e pajustifikueshme, edhe poshtëruese mënyra se si është kryer operacioni policor në zyrat e OVL të UÇK-së.

Pyetja e tij është se a ekziston dikush nga Prokuroria Speciale që është përfshirë në skandalin e dosjeve.

Ja shkrimi i tij:

Pyetja njëmiliondollarëshe për “Specialen”

E pajustifikurshme, bile bile edhe poshtëruese mënyra se si është kryer operacioni policor në zyrat e OVL te UCK! Ka mundur të kishte qenë shumë më civil.

Pyetja njëmiliondollarëshe tani është nëse ekziston dikush nga Prokuroria Speciale që është përfshirë në skandalin e dosjeve!
Ne çdo situatë ata duhet të japin një përgjigje, sepse faji kryesor i rrjedhjes së dosjeve nuk është në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat