​Orlando: Me ministren Dumoshi u pajtuam për projekte të reja kulturore në fuqizimin e turizmit

Aktuale

​Orlando: Me ministren Dumoshi u pajtuam për projekte të reja kulturore në fuqizimin e turizmit

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 19:32
Orlando dhe Dumoshi

Ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando ka dhënë detaje nga takimi i sotëm me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

Ai në një postim në Tweitter ka thënë se në këtë takim është diskutuar në lidhje me bashkëpunimin kulturor ndërmjet dy vendeve dhe projektet e reja në këtë sektor me qëllim të fuqizimit të turizmit në Kosovë.

Postimi i plotë:

Gjithmonë është kënaqësi të takoj Ministren Vlora Dumoshi. Sot rishikuam progresin e bashkëpunimit kulturor, përfshirë lektorin e ri të gjuhës italiane për Universitetin e Prishtinës.

Gjithashtu, u pajtuam për projekte të reja kulturore në fuqizimin e turizmit dhe mbështetjen/mbrojtjen e trashëgimisë së mahnitshme natyrore të #Kosovës. Na ndiqni! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat