​Paralajmëruan protestë, Hoti pret në takim përpunuesit e qumështit

Aktuale

​Paralajmëruan protestë, Hoti pret në takim përpunuesit e qumështit

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 20:19
Foto ilustrim

Pas paralajmërimeve për protestë, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka caktuar për nesër një takim me përpunuesit e qumështit në ora 9:00.

Këta të fundit kanë paralajmëruar protestë për nesër, në shenjë pakënaqësie me injorimin e kërkesave të tyre për largimin e produkteve me vaj palme.

Qumështarët e Kosovës kanë thënë se do të parakalojnë me cisterna të qumështit nga parkingu i Pallatit të Rinisë, nëpër rrugën ‘Garibaldi’, përskaj Katedrales, te Mensa e Studentëve e deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat