Mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri do të mbahet më 2 tetor në Tiranë

Aktuale

Mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri do të mbahet më 2 tetor në Tiranë

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 20:30
Foto

Mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri do të mbahet në Tiranë.

Konkretisht dy qeveritë do të mblidhen në 2 tetor, orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.

Të dyja vendet kanë 15 marrëveshje që do të diskutohen dhe pritet që të miratohen në takimin e tyre të përbashkët.

Ndër të tjera dy kryeministrat do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët e cila rekomandon që Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë të mbikëqyrin zbatimin e marrëveshjeve që do arrihen në mes dy vendeve.

Mbledhja mes dy qeverive ishte parashikuar që të mbahej në Shkodër, por është ndryshuar me Tiranën.

Mbledhja e përbashkët e 2 tetorit do të jetë mbledhja e gjashtë e përbashkët e dy qeverive.

Mbledhja e parë e përbashkët u mbajt më 11 janar të vitit 2014 në Prizren dhe drejtohej nga kryeministrat e atëhershëm të Kosovës dhe Shqipërisë, Hashim Thaçi dhe Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat