Paralajmëron avokati i Speciales: Dëshmitarët mund t’i ndryshojnë deklaratat apo të mos paraqiten fare në Gjykatë

Aktuale

Paralajmëron avokati i Speciales: Dëshmitarët mund t’i ndryshojnë deklaratat apo të mos paraqiten fare në Gjykatë

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 20:41
Gjykata Speciale

I pyetur se a është dashur të publikohen dosjes e Speciales nga krerët e OVL-së së UÇK-së, avokati Skender Musa tha se së pari dosjet nuk është dashur të rrjedhë nga Gjykata Speciale, pasi që siç tha ai, dëshmitarët mund t’i ndryshojnë deklaratat apo të mos paraqiten fare në Gjykatë.

Ndërsa për publikimin e dosjeve nga Organizata e Veteranëve të Luftës, avokati Musa tha se ata nuk kanë bëtë asnjë shkelje pasi që janë publikuar vetëm fletët e para të dosjes.

“Dosjet në radhë të parë nuk është dashur fare të rrjedhin nga Gjykata e as nga Prokuroria mirëpo me vetë faktin që kanë ardhur në organet e OVL së UÇK-së të një organizate që nuk e ka pranuar asnjëherë Gjykatën Speciale si një gjykatë e ligjshme dhe ka qenë kundër themelimit të saj ka qenë e pritshme që këta mund t’i publikojnë. Në aspektin juridik nuk është e lejueshme të publikohet asnjë material para ngritjes së aktakuzës dhe pas ngritjes aktakuzës materialet bëhen publike mirëpo nuk bëhen publik emrat e dëshmitareve nëse ka dëshmitarë të mbrojtur. Kjo padyshim se është një lëshim i Gjykatës pasi që nuk duhet të rrjedhin materialet të tjera pasi që mund të ndikohet që ata dëshmitar t’i ndërrojnë deklaratat apo të mos pranojnë më të japin dëshmi”, tha ai.

Sipas avokatit Musa, Gjykata Speciale pritet që të ngre edhe aktakuza tjera. Por, siç tha ai problem mbeten provat e fabrikuara nga shteti i Serbisë për pretendimet që ata bëjnë mbi kryerjen e krimeve të luftës nga UÇK-ja.

“Po padyshim që aktakuza priten për vetë faktin se janë zhvilluar hetime një kohë të gjatë pastaj hetimi dhe fabrikimi i provave nga ana e organeve të shtetit serb të cilat Gjykata edhe me ligj e ka që mund të bashkëpunojë me shtetet tjera dhe dyshimi i juristëve është se shumica e provave janë të fabrikuara nga shërbimi informativ i Serbisë,  Prokuroria e Serbisë dhe organet e hetuesisë së Serbisë të cilat prova ne në Kosovë e dimë se mund te fabrikohen nga Serbia”, tha tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat