Avokati i njohur, Tomë Gashi gjatë ditës së sotme e ka publikuar një dokument, që sipas tij është dëshmia e ish-deputetit dhe gazetarit Milaim Zeka në rastin Drenica.
Gashi e ka akuzuar Zekën, të cilin ai e quan “Znaçka”, se para gjyqtarëve të EULEX-it ka dëshmuar kundër UÇK-së.
“Znaqka deklaron në gjykatë se ka pas shumë kampe te UÇK-së, se ka informata kush do te akuzohet nga Gjykata Speciale, duke filluar nga Hashim Thaçi, kryeparlamentari ( Kadri Veseli), dhe per qudi të gjitha deshirat po i realizohen. Tani prokurori i Eulexit bindet se paska pas shume kampe te UÇK-së. Milaim Zeka, e njofton prokurorin e Eulexit se nga Salustro, ato ishin (kampe te UÇK-se), Likovci, Klecka, dhe sipas tij edhe Dukagjini. Znaqka vazhdon të flas për kampet e UÇK-së, sipas tij ne Dukagjin, në Llap, ishte edhe një kamp edhe në Kukës në Shqipëri dhe tjera që nuk i kujtohen…e për qudi implikon edhe Shqipërinë pa e pyetur askush !”, ka shkruar Gashi.
Por, kohë më parë akuza ndaj Zekës kishte hedhur edhe njëri nga komandantët e UÇK-së, Sabit Geci.
Madje ai kishte thënë se Zeka është njeri i nxitur nga shërbimet e huaja.
“Po e thom një rrëfim për Milaim Zekën. E thërret dhëndrin tim nuk e di ku e ka gjetur dhëndrin tim, numrin e dhëndrit tim nuk e di. Zeka e thërret dhëndrin tim dhe e pyet a po mërziteni se po duan të ta vrasin baballëkun?. Atë e kanë nxitur shërbimet e huaja. Milaimin e kam nipash dhe kam pasur respekt për të. Ai thotë se e ka një incizim 45 minuta thotë se si kanë organizu me vra shokët e tina. Me emër e mbiemër i ka thanë. Unë isha duke shkuar për në Shqipni, e pom thërret djali i vogël. Pas kësaj më ka thirrur djali në telefon dhe më tha hajde në shtëpi – tha duhet te takohemi gjithsesi sepse kanë organizuar të të vrasin”, ka thënë kohë më parë Sabit Geci.