Mushkolaj: Me aksionin te zyrat e OVL të UÇK-së, Gjykata Speciale tregoi se e ka seriozisht

Aktuale

Mushkolaj: Me aksionin te zyrat e OVL të UÇK-së, Gjykata Speciale tregoi se e ka seriozisht

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 22:00
Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj thotë se pas rrjedhjes së dokumenteve ka shqetësim te qytetarët.

Mushkolaj ka thënë se nuk ishte hera e parë në Kosovë që ndërkombëtarët bëjnë spektakle me arrestime si ato te zyrat e OVL UÇK-së.

“Në një far forme janë nevojitur spektakle të tilla, e them kushtimisht, për të treguar se Gjykata Speciale e ka seriozisht”, tha ai.

Analisti thotë se Gjykata Speciale e ka për borxh ndaj qytetarëve të Kosovës të tregojë nëse dokumentet e publikuara janë të tyre apo jo.

Ai thotë se është mjaft shqetësuese publikimi i dokumenteve të tilla pasi aty ka emra njerëzish që janë gjallë dhe jetojnë në mesin tonë.

“E kuptoj se qëllimi ka qenë diskreditimi i Gjykatës Speciale, por duhet parë cili është më i madh. A është dëmi më i madh nëse do të rrezikohej jeta e një njeriu apo atë që OVL UÇK e quan dëm”.

Mushkolaj thotë se megjithatë me rrjedhjen e këtyre informacioneve Gjykata Speciale është diskredituar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat