Zbulohet deklarata tronditëse e ‘Znaçkës’: UÇK-ja ka kryer krime – ja sa vite ka dëshirë me e pa Hashim Thaçin në burg (Pamjet)

Aktuale

Zbulohet deklarata tronditëse e ‘Znaçkës’: UÇK-ja ka kryer krime – ja sa vite ka dëshirë me e pa Hashim Thaçin në burg (Pamjet)

Nga: N. H Më: 29 shtator 2020 Në ora: 00:04
Milaim Zeka dhe Hashim Thaçi

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë arrestuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, bëjnë të ditur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Lidhur me arrestimet e fundit nga Specialja janë ngritur shumë debate dhe reagime.

Përveç kësaj, së fundi në skenë kanë filluar të dalin tashmë edhe shumë dokumente lidhur me disa dëshmi të dhëna nga disa individë kundër UÇK-së.

Avokati Tomë Gashi gjatë ditës së sotme e ka publikuar një dokument, që sipas tij është dëshmia e ish-deputetit dhe gazetarit Milaim Zeka në rastin Drenica.

Avokati i njohur e ka akuzuar ish-deputetin e Kuvendit, të cilin ai e quan “Znaçka”, se para gjyqtarëve të EULEX-it ka dëshmuar kundër UÇK-së.

Se ish-deputeti Zeka pretendon se UÇK-ja ka kryer krime, një gjë të tillë ky i fundit e kishte thënë edhe në një intervistë për një media në Shqipëri.

“Unë e besoj që ka bërë krime UÇK-ja. Shiko, unë jam për zbardhjen e të gjitha vrasjeve gjatë luftës dhe pas luftës. Kjo është strategji e amerikanëve e cila nuk ndryshon, politika e jashtme nuk ndryshon. Dhe mbi bazën e kësaj jam optimist se fundi i Hashim Thaçit do të jetë pozitiv, e pafsha me 100 vjet burg”, kishte deklaruar Milaim Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat