Naim Qelaj sot pranon detyrën si Avokat i ri i Popullit

Aktuale

Naim Qelaj sot pranon detyrën si Avokat i ri i Popullit

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 06:56
Naim Qelaj

Sot do të bëhet dorëzim - pranimi i detyrës nga Avokati i deritanishëm i Popullit, Hilmi Jashari tek Avokati i ri i Popullit, Naim Qelaj.

Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur dje Naim Qelajn Avokat të Popullit me 69 vota pro, pesë kundër dhe tri abstenime.

Qelaj nuk kishte marrë votat e duhura në seancën e kaluar për marrjen e pozitës së Avokatit të Popullit me mandat pesëvjeçar.

Ndryshe, Naim Qelaj ka qenë zëvendësministër i Drejtësisë nga radhët e AAK-së në kohën sa Ramush Haradinaj ishte kryeministër. Ai ka qenë edhe koordinator nacional për mbrojtje nga dhuna në familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat