E konfirmuar: Deputeti Etem Arifi është dorëzuar

Aktuale

E konfirmuar: Deputeti Etem Arifi është dorëzuar

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 10:29
Etem Arifi

Deputeti i Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifi, sot iu është dorëzuar organeve të drejtësisë.

Këtë e kanë konfirmuar  Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Zëdhënësi i këtij institucioni Florent Gashi ka thënë përmes telefonit se Arifi sapo është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.

Arifi është dënuar nga gjykata me një vjet e tre muaj burgim për mashtrim me subvencione, por që deri tash ka qenë në arrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat