Shefi i zyrës së BE-së ende nuk e di se kur mund të hapet për qarkullim Ura e Ibrit

Aktuale

Shefi i zyrës së BE-së ende nuk e di se kur mund të hapet për qarkullim Ura e Ibrit

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 12:19
Foto Ilustrim

Shefi i zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka zhvilluar sot vizitë në veri të Mitrovicës.

Szunyog është shprehur se nuk e ka idenë se kur do të hapet ura e Ibrit në Mitrovicë e cila është rinovuar tash e sa vite nga paratë e BE-së.

Gjatë një vizite në Mitrovicë, tha se duhet pajtim mes palës kosovare dhe asaj serbe që të bëhet hapja e urës për qarkullim normal.

Ndërkaq kur është pyetur për Asociacionin, Tomáš Szunyog ka thënë se kjo është temë e hapur për të cilën duhet të flitet në Bruksel në kuadër të marrëveshjes ligjërisht obliguese.

Ai ka thënë se Bashkimi Europian i kushton vëmendje veriut të Kosovës dhe zhvillimit të kësaj pjese.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat