Fetai: Nuk jemi të kënaqur me dënimet në rastin “Dhuna në Qendër”

Aktuale

Fetai: Nuk jemi të kënaqur me dënimet në rastin “Dhuna në Qendër”

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 14:10
Fatime Fetai

Prokurorja Fatime Fetai, pas vendimit të gjykatës në rastin “Dhuna në Qendër”, tha se pjesërisht janë të kënaqur dhe paralajmëroi ankesa.

“Jam pjesërisht e kënaqur nga vendimi i shpallur sot. Kjo tregon se Prokuroria e ka dëshmuar fajësinë e saj dhe nuk jam e kënaqur nga arsyet e dënimit, dhe për këtë do të ketë ankesë”, tha prokurorja Fatime Fetai.

Në lidhje me kërkesat për ekstradimin e Nikolla Gruevskit, ajo tha se për këtë çështje duhet të përgjigjen organet kompetente.

Ndryshe, Gjykata Penale sot vendosi që Nikolla Gruevski të dënohet me një vjet e gjysmë burg, ndërsa Mile Janakieski me një vit burg, me kusht nëse në katër vitet e ardhshëm nuk kryen vepër tjetër penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat