Veliu takohet me ambasadorin e Hungarisë, flasin për zhvillimet e fundit dhe menaxhimin me COVID-19

Aktuale

Veliu takohet me ambasadorin e Hungarisë, flasin për zhvillimet e fundit dhe menaxhimin me COVID-19

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 14:31
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka zhvilluar një takim njoftues me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze.

Veliu me Bencze biseduan për zhvillimet e fundit në vend, menaxhimin dhe parandalimin e virusit COVID-19, si dhe për situatën e përgjithshme të sigurisë, njofton Klan Kosova.

“Deri më tani ka ekzistuar një bashkëpunim i mirë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Hungarisë në koordinimin dhe shkëmbimin e informatave për parandalimin e të gjitha llojeve të krimit të organizuar. U dakorduam për thellim të bashkëpunimit mes të dy vendeve tona”, ka shkruar Veliu në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat