Vijat e kuqe dhe të zezat e partive politike

Aktuale

Vijat e kuqe dhe të zezat e partive politike

Nga: G.B Më: 29 shtator 2020 Në ora: 14:26
Faton Abdullahu

Njohësi i çështjeve politike, Faton Abdullahu, ka komentuar heqjen e vijave të kuqe ndaj PDK-së nga ana e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se këtë e ka bërë pasi i janë të vendosura detyrimisht vijat e kuqe me VV-në, përcjell Bota sot.

Abdullahu ka thënë se VV-ja në anën tjetër luan me stilin e vjetër, tashmë të përpunuar, vendos vija të kuqe për të gjithë.

Ndërsa, sipas tij PDK në anën tjetër dihet se nuk ka vendosur vija të kuqe me askënd as në të kaluarën. Ajo ka qenë viktima kryesore e sulmeve të vazhdueshme të vijave të kuqe.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Vijat e kuqe dhe të zezat e partive politike

1) Kur sot LDK thotë se nuk do të ketë vija të kuqe me partitë tjera politike, pra as me PDK-n, ajo këtë e bënë sepse i janë të vendosura detyrimisht vijat e kuqe me VV-n. LDK e ka kuptuar që nuk mund të jetë më në ndonjë koalicion me VV-n dhe ndoshta do t’i duhet të shkoj me PDK-n, prandaj tregon se po heq vijat e kuqe me PDK-n, por nuk tregon se kjo determinohet vetëm me faktin se tani i ka të vendosura vijat e trasha të kuqe nga VV-ja sepse përndryshe do të flitej për një nonsens të ri politik ‘ Koalicioni Shpresa 2 ’. Kjo tani nuk ka sens, vetëm në dukje ka sens, ajo që nw tw vwrtetw nuk qëndron se LDK s’ka vija të kuqe.

2) VV-ja në anën tjetër luan me stilin e vjetër, tashmë të përpunuar, vendos vija të kuqe për të gjithë. Nuk është për t’i besuar. Sepse pa ndonjërën nga forcat politike nuk mundet e vetëm të fitoj e të bëj qeveri Prandaj VV ka gjetur formulën e re politikisht narcisoide do të fitojmë aq sa na duhet për ta formuar qeverinë të vetëm. Edhe ata e dinë që kjo është iluzore. Por për VV-n me rëndësi është që gjatë gjithë kohës të vendosin vija të kuqe me të gjithë, për ti akuzuar të gjithë dhe për të përfituar sa më shumë vota mu si herën e kaluar. Tani VV ka një element të ri që nuk e kishte në zgjedhjet e fundit ‘antiamerikanizmin’ mbi të cilën akuzë ka gjasa të tjerët ta ndërtojnë ndaj saj vijën e kuqe.

3) PDK në anën tjetër dihet se nuk ka vendosur vija të kuqe me askënd as në të kaluarën. Ajo ka qenë viktima kryesore e sulmeve të vazhdueshme të vijave të kuqe. Tani si duket do të jetë parti të cilës nuk do t’i vendos askush vija të kuqe. Në zgjedhjet e fundit ajo ka konsideruar se në raport me cilëndo parti që do të bashkohet për koalicion të mundshëm, do të jetë më e fortë dhe nuk ka vendosur vija të kuqe. Nuk doli te jete keshtu. Por PDK-s mbase do t’i duhen disa vija te kuqe interne, që t’ia hap vetes mundësinë për njerëz të ri dhe ide të reja. Sa më shumë që i shkon për dore që PDK ta bëj këtë, edhe më shumë partitë e tjera do t’i largojnë vijat e kuqe ndaj saj, te cilat kohëve të fundit gjithnjë e më pak po ja përmendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat