Lehtësimi i masave, BIK lejon varrimet me ceremoni dhe të pamet

Aktuale

Lehtësimi i masave, BIK lejon varrimet me ceremoni dhe të pamet

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 15:14
BIK

Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka shqyrtuar lehtësimit e masave anti-pandemi të miratuara nga Qeveria.

Pas analizës së masave të reja, BIK ka lejuar të mbahen edhe ceremonitë fetare, mësim-besimin, varrimet, ngushëllimet – të pamet, qelimet dhe ceremonitë e tjera përcjellëse.

“Pas analizës së masave të reja të Qeverisë së Republikës së Kosovës vendosi që të pezulloj vendimet dhe rekomandimet e shkresës numër 427/20, datë 14.03.2020, kështu që tash e tutje Këshillave të Bashkësisë Islame në tërë territorin e Republikës së Kosovës u lejohet t’i mbajnë ceremonitë fetare: mësim-besimin, varrimet, ngushëllimet – të pamet, qelimet dhe ceremonitë e tjera përcjellëse”, thuhet në njoftim të bërë në Facebook.

Të gjitha këto aktivitete dhe ceremoni fetare i nënshtrohen masave dhe rekomandimeve të IKSHP-së si dhe protokolleve të OBSH-së lidhur me pandeminë COVID 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat