Haradinaj në seancën e Speciales: Deri mbrëmë nuk kam biseduar me familjen

Aktuale

Haradinaj në seancën e Speciales: Deri mbrëmë nuk kam biseduar me familjen

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 15:40
Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj, sot gjatë seancës së Gjykatës Speciale, ka treguar para gjykatësit special, se ai deri mbrëmë nuk ka mundur të flas me familjen e tij, për t’u treguar që është i arrestuar.

Haradinaj, i pyetur nga gjyqtari se cila ka qenë arsyeja, ka thënë se nuk i është ofruar mundësia.

“Nga kur jam arrestuar mbrëmë kam biseduar me familjen. Besoj që nuk e kanë bërë me qëllim por ka ekzistuar mundësia që un të flas me të, por s’kam mundur”, ka thënë ai.

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj,u arrestua më 25 shtator nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat